Flash News

KRYESORE

Investimet te Rrugën e Kombit, Blendi Fevziu nervozohet keq me Taulant Ballën: Pse gënjen, ku janë 160 milion euro?

Investimet te Rrugën e Kombit, Blendi Fevziu nervozohet keq me Taulant

Gazetari Blendi Fevziu ka pasur një përplasje të ashpër me deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Debati nisi kur po diskutohej një raport i IFC që thoshte se mbyllja e të gjitha punimeve të lëna hapur në Rrugën e Kombit kushton 100 milion euro, por deputeti Balla tha se kostot shkojnë 260 milion euro.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Për të futur tollin në rrugë

Balla: E ke gabim, hapi i parë që ka hedhur i ndjeri Oldashi, nuk është tenderi, por studimi

Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e para thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!

Balla: Është rekomandimi i IFC-së

Fevziu: Është gjë në dokument, rekomandimi është gjë tjetër.

Balla: Është vendimi i qeverisë.

Fevziu: E para çfarë thotë IFC-ja çfarë thotë? Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dulbikimi i rrugës dhe hapja e tunelit.

Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që të shikosh se e ke gabim.

Fevziu: Jo se kam gabim, më dëgjo të lutem!

https://www.youtube.com/watch?v=AWbLSQhslrA

Të fundit