Flash News

KRYESORE

“Investitorët e huaj kërkojnë siguri dhe transparencë”, Ristani: Shqipëria nën pushtetin e Ramës, ka zero siguri juridike

“Investitorët e huaj kërkojnë siguri dhe

Më 12 shkurt, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi pritjen e përvitshme për të diskutuar mbi aktualitetin ekonomik në Shqipëri me përfaqësues të biznesit dhe politikës.

“Investitorët e huaj hedhin dyshime serioze për një mjedis jo të ndershëm në ekonominë shqiptare”, theksoi ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.

Politikani i djathtë, Arben Ristani ka komentuar fjalët e ambasadores gjermane, duke theksuar se Shqipëria sot është nën pushtetin e Ramës dhe ka zero siguri juridike.

Postimi i plotë:

“Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar” thotë, ndër të tjera ambasadorja gjermane.

Shqiperia sot nen pushtetin e Rames, ka zero siguri juridike.  Vendi sot eshte pa Gjykate Kushtetuese.

Vendi sot eshte pa Gjykate te Larte. Nderkohe jane mbi 40.000 dosje qe presin te gjykohen ne kete gjykate, dosje qe po stivosen ne koridoret e gjykates sepse zyrat jane plot. Sikur neser te filloje te punoje Gjykata e Larte do duhet se paku 10 vjet per te gjykuar dosjet e prapambetura pa filluar te rejat.

Gjykata e Apelit Administrativ gjykon sot per llogari te vitit 2016, pra eshte dy vjet mbrapa, nderkohe qe biznesi pret te zgjidhe hallet.

Pa siguri ligjore s’ka dhe s’mund te kete shtet, pa shtet dhe pa rregulla s’ka dhe s’mund te kete asgje, aq me pak biznes dhe zero investime te huaja.

Të fundit