Flash News

KRYESORE

“Investitorët e huaj po shalohen në dru, biznesmenin libanez e rrahën dhe e copëtuan fare”

“Investitorët e huaj po shalohen në dru, biznesmenin libanez e

Ish-ministri  i Drejtësisë, Ylli Manjani vlerëson raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri tremben dhe kërcënohen.

Mënjani permend si një shekmbull kontret rastin e biznesmenit libanez, Fadi Mitri, i cili po përpiqej të investonte 250 milion euro në zonën e Gjirit të Lalzit, por u dhunua britalisht nga disa persona të cilët ende nuk janë arrestuar.

“Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atê kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!”, përfundon Manjani.

Reagimi i plotë:

Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se “.... në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!”

Nuk është fare e vërtetë!

Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru!

Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht Port of Montenegron.

Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atê kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!

Gjyqet civile që lidheshin me bisnesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin!

Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi. (E reformës që DASH na e mbështeti)

Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun...

Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!

I ndyrë sa më ska! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që bisnesmenit të rrahur i çonin lule...

Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE!

Të fundit