Flash News

KRYESORE

Investitorët e huaj thirrje palëve: Gjeni zgjidhje politike

Investitorët e huaj thirrje palëve: Gjeni zgjidhje politike

Situata politike që po kalon vendi ka shqetësuar dhe sipërmarrësit e huaj që investojnë në Shqipëri.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata Gjermane e Industrisë e Tregtisë dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, në një deklaratë për mediat theksojnë se shumë prej anëtarëve të tyre ndjehen të frustruar. Pasiguria politike sipas tyre po ndikon negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

Investitorët e huaj i bëjnë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.

“Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend”  thuhet në deklaratën e përbashkët për median.

Të fundit