Flash News

KRYESORE

Inxhinieri Arben Meçe bën llogaritë: Dëmi mbi 500 mln euro, në Durrës situata katastrofike

Inxhinieri Arben Meçe bën llogaritë: Dëmi mbi 500 mln

Inxhinieri Arben Meçe llogarit se dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkojnë mbi 500 milionë euro. Ai foli edhe për gjendjen e qytetit të Durrësit, që si pasojë e lëkundjeve ka pësuar dëmtime të mëdha.

“Zoti kryeministër përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro. Edhe 10 mln, edhe 20 mln, 100 mln është hiç përpara dëmit që do të përballojë Shqipëria. Çka do të thotë mobilizimi i kësaj sasie kërkon organizim dhe vëmendja jonë kryesore është të organizohemi që në mënyrë kapilare të zbresin deri tek qytetari.

Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo do të thotë mobilizim, nuk ka vullnetare tani. Unë i jam përgjigjur mobilizimit që më mbështeti. Unë duhet të isha në punë. Unë dua detyrën zoti gjeneral, me jep detyrën sepse për atë kam ardhur.

Koha e zgjidhjes së problemit do të jetë e gjatë. Durrësi është një katastrofë sa i përket dëmit që ka. Unë e kam theksuar, të dallojmë dëmin nga shkatërrimi. Sistemi ynë ndërtimor përballoi me sukses një nga goditjet më serioze që ka marrë Shqipëria deri më sot, por duhet të jemi të vërtetë që aty ka defekt të themi po, ka defekt dhe duhet të jemi prezent me grupet tona të ekspertizës”, tha inxhinieri në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Të fundit