Flash News

KRYESORE

Iran/ Kaos në funeralin e gjeneralit Qasem Soleimani, disa persona të vdekur mes turmës

Iran/ Kaos në funeralin e gjeneralit Qasem Soleimani, disa persona të

Disa persona kanë humbur jetën, pas kaosit mes turmës së mijëra personave që marrin pjesë në funeralin e zhvilluar për nder të gjeneralit Qasem Soleimani, i vrarë me dron javën që shkoi nga forcat amerikane.

Turmat me njerëz kanë shtyrë njëri-tjetrin, duke bërë që disa prej të pranishmëve të humbin jetën.

Mediat lokale raportojnë për 35 të vdekur dhe 48 të tjerë të plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa iranianët janë mbledhur në qytetin e lindjes së komandantit të lartë të vrarë për varrosjen e tij.

Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u konsiderua si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e cilësuan atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane.

Të fundit