Flash News

KRYESORE

Irani kërkon të rrisë prezencën në Shqipëri, organizohet forumi i rëndësishëm

Irani kërkon të rrisë prezencën në Shqipëri,

Që kur Shqipëria pranoi të marrë në territorin e saj më shumë se 3000 anëtarë të grupit muxhahedinë, të shpallur terroristë nga Irani, është rritur edhe interesi i këtij shteti për vendin tonë.

Përveç dyfishimit të stafit të ambasadës në Tiranë dhe hyrjes së shpeshtë të agjentëve sekretë, Irani po kërkon të rrisë prezencën në Shqipëri edhe nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Iranit do të organizojnë në datë 25 prill 2018, Forumin e përbashkët të biznesit “Shqipëri-Iran”.

Në këtë forum, i cili do të organizohet nën kujdesin e Ambasadorit iranian, Gholamhossein Mohammadnia, raportohet se do të marrin pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve më të njohura të Iranit.

Pas përfundimit të këtij forumi, do të organizohen takime B2B, të cilat do të jenë të fokusuara në sektorët e mëposhtëm: Bujqësia, Ndërtimi, Prodhim i produkteve ushqimore, Paketimi, Prodhimi i drurit, Prodhimi i kimikateve, Turizëm.

Rritja e prezencës iraniane në Shqipëri ka shqetësuar drejtuesit e muxhahedinëve, të cilët u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare që të tregohen të kujdesshëm.

Të fundit