Flash News

KRYESORE

Irani merr vendimin e pazakontë, liron 54 mijë të burgosur për shkak të koronavirusit

Irani merr vendimin e pazakontë, liron 54 mijë të burgosur

Autoritetet në Iran kanë marrë masa të forta në ditët e fundit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Një vendim jo i zakonshëm ka ardhur për të burgosurit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Gholamhossein Esmaili ka njoftuar për lirimin përkohësisht të 54 mijë të dënuarve nga burgjet e mbipopulluara.

Ai sqaroi se të dënuarit që u lanë të lirë rezultuan negativë në testin për Covid-19 dhe paguan një garanci. Mes të liruarve nuk janë ata të burgosur që janë dënuar më shumë se 5 vjet.

Në Iran, aktualisht kanë humbur jetën 77 persona si pasojë e koronavirusit të ri ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur 2336. Mes të prekurve ka pasur dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Të fundit