Flash News

KRYESORE

Irani ndalon përdorimin e aplikacioneve të huaja, do të zëvendësohen me ato lokale

Irani ndalon përdorimin e aplikacioneve të huaja, do të

Kryetari i Qendrës së Menaxhimit Strategjik pranë Presidencës së Iranit, Riza Cevaheri, ka njoftuar ndalimin e përdorimit të aplikacioneve të huaja për mesazhe në institucionet shtetërore.

Vendimi në fjalë është marrë duke u bazuar në pikën e rregullimit të aplikacioneve të rrjeteve sociale në Këshillin e Lartë të Botës Kibernetike, ku Cevaheri është shprehur se të gjitha institucionet dhe organizatat shtetërore duhet të kalojnë në aplikacionet lokale të mesazheve të njoftuara nga Instituti i Komunikimit dhe të Informimit.

Edhe pse përdoren një numër i madh i aplikacioneve të huaja për mesazhe, në Iran Telegrami shihet si aplikacioni më i popullarizuar.

Që nga 20 prilli, Telegrami do të zëvendësohet me një aplikacion të ngjashëm lokal të quajtur “Sorush”.

Të fundit