Flash News

KRYESORE

Ironia e aktorit, i dërgon një puthje Erion Veliajt: Mirupafshim Botërorin e ardhshëm

Ironia e aktorit, i dërgon një puthje Erion Veliajt: Mirupafshim

Aktori Bujar Asqeriu ka treguar se ditën e djeshme, gjatë dëgjesës së zhvilluar, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja Mirela Kumbaro, ju censurua fjala.

Ai tha se në momentin që ai mori fjalën asnjë prej televizioneve nuk e transmetoi teksa rrëfeu se cila ishte fjala që ai mbajti.

“Sa dola unë u pre sinjali dhe asnjë televizion nuk e transmetoi fjalën time.

I rashë në zemër korrupsionit. Luftova korrupsionin deri në zemër”, tha Asqeriu gjatë protestës së sotme të artistëve.

Në mënyrë ironike, Asqeriu i ka dërguar edhe një puthje kryebashkiakut Veliajt. “Dua ti dërgoj një të puthur kryetarit të bashkisë dhe t'i them ‘mirupafshim’ në kampionatin e ardhshëm Botëror, mbas katër vjetësh ta shikojmë një ndeshje së bashku sepse e di që këtë kampionat nuk do më ftojë që të shikojmë një ndeshje më të, se është i zemëruar me mua”, u shpreh Asqeriu.

Të fundit