Flash News

KRYESORE

Ironia e Blushit: Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje, sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin

Ironia e Blushit: Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje, sikur

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Ben Blushi ka "vlerësuar" takimin Rama Basha. Sipas tij do të ishte çudi që dy krerët e partive të merreshin vesh.

Keqardhja më e madhe për Blushin nëse PD nuk zgjedh të shkojë në zgjedhje do të ishte për qytetarët shqiptarë.

Statusi i plotë:

DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH

Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht cdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm!

Të fundit