Flash News

KRYESORE

Ironia e ish-ministrit: Nëse me arrestimin e Tikut hapim negociatat, kur të arrestohet Rama anëtarësohemi në BE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar sa i takon zërave se arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla bëhet për të hapur negociatat për në Bashkimin Europian.

Në rrjetin social Facebook, Manjani thotë se “nëse me arrestimin e Tikut, (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëherë kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!”

Natyrisht arrestimet do jenë politike, shprehet Manjani,  teksa shton se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!

Të fundit