Flash News

KRYESORE

Ironia e medieve ndërkombëtare për rritjen e pagës së Haradinaj: Mund të kishe gjetur një justifikim më të mirë

Ironia e medieve ndërkombëtare për rritjen e pagës së

Duke pasur parasysh se ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe merrte një rrogë mujore prej 18,666 dollarë, ndonëse ekonomia e vendit të tij ishte thuajse e rrënuar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dyfishuar pagën e tij "modeste" në 3500 dollarë.

Megjithatë, "The Economic time", shkruan se Haradinaj mund të kishte gjetur një justifikim më të besueshëm për rritjen e pagës së vet sesa për nevojën për të blerë kollare dhe këmisha, njësoj sikur të ishte ndonjë udhëheqës botëror.

Kosovarët e zemëruar u përgjigjën duke varur dhjetëra kollare dhe madje edhe disa këmisha në gardhe jashtë zyrës së tij.

Natyrisht, jo të gjitha ofertat mund të kenë qenë të përshtatshme, por do të "ishte një grusht i madh në marrëdhënien me publikun dhe ndoshta duhet të merrte më shumë kohë për të arritur disa marrëveshje diskrete". 

Portali shkruan se paradoksi vjen ndërkohë që kollaret janë në rënie dhe se gjithnjë e më shumë burra po i braktisin ato. (Ora News)

Të fundit