Flash News

KRYESORE

Ironia e Sonila Meços për qeverinë: Bëjmë politika të mëdha në OKB, por kemi ekonomi si të Burkina Fasos

Gazetarja dhe folësja e lajmeve Sonila Meço nëpërmjet një postimi në Facebook ka ironizuar qeverinë Rama, që sipas saj, nga njëra anë rreket të bëjë politika të mëdha botërore, dhe nga ana tjetër ka një ekonomi të ngjashme me atë të vendeve afrikane.

Shkruan Meço:

Ta mbyllësh vitin në sarkazëm të plotë: t’i mbushësh mendjen vetes se je pjesë e gjeopolitikës së madhe mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Turqisë kur ekonomia jote vërtitet mes Burkina Fasos, Gabonit dhe Bruneit. Ca shumë më poshtë Bosnie-Hercegovinës që mbahet me një marrëveshje të 1995-ës dhe e 125-a në rankimin botëror me projeksion drejt 126-ës për 5 vjet. Të dhënat janë të FMN-së.

 Tani rikthehemi të bëjmë politikën e madhe: si qe ajo puna e votës në OKB?

Të fundit