Flash News

KRYESORE

Ironia edhe për ‘atentatin’ ndaj Ramës/ Manjani për situatën: Po vazhdoi kështu të ikim

Ironia edhe për ‘atentatin’ ndaj  Ramës/ Manjani për

Për ish-ministrin e Drejtësisë, në mandatin e parë qeverisës së Edi Ramës, Ylli Manjanin, Operacionin Forca e Ligjit është thjesht një propagandë e ndyrë, siç e quajti ai.

Manjani ka qenë i ftuar në “Open”, në Top Channel, dhe është shprehur se nëse situatë vazhdon kështu më mirë të ikësh nga ky vend.

“E bëjnë si obobo si ja shikoni OFL çfarë bëhet. E gjitha një show, një propagandë e ndyrë. Rama po e bën çdo gjë PR, kulti i individit është ngritur në kulm në këtë vend, dhe nëse situata vazhdon kështu, më mirë të ikim nga ky vend. Të mbarojë emisioni e të ikim”-tha Manjani.

Ish-ministri komentoi edhe arrestimin e Vladimir Gjutës pranë selisë së Partisë Socialiste, me një armë zjarri dhe 100 mijë euro.

“Rama është kap në foto me ata të fortët e Shijakut, ka qenë më i rrezikuar atje, se sa te kjo me Gjutën, Gjatën… S’ka asnjë lidhje, me përjashtim të show-t që do të bëjë shoku Edvin për të ngritur kultin e individit. Nuk e kuptoj përse duhet ta komentojmë këtë ngjarje. Ne nuk dimë çfarë ka ndodhur, se po del sikur donin të vrisnin Edi Ramës”,  tha ndër të tjera Ylli Manjani.

Të fundit