Flash News

KRYESORE

Ironia me Policinë e Shtetit/ Pak orë pas raportit “të pastrimit të Shqipërisë”, kapet 1 ton drogë në Kapshticë

Ironia me Policinë e Shtetit/ Pak orë pas raportit “të

Dje, u mbajt një konferencë ndërkombëtare ku u publikuan të dhënat e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit për vitin 2018, të emërtuar “Për një Shqipëri pa kanabis”, në bashkëpunim me partnerët italianë.

Sipas skedës së publikuar, gjatë vitit 2018 Shqipëria ka asgjësuar 100% të bimëve të mbjella në territorin e vendit.

Megjithatë, si për ironi, vetëm pak orë pas prezantimit të këtij raporti pozitiv për vendin kapen në pikën kufitarë të Kapshticës dy kamionë me lëndë narkotike.

Bëhet me dije se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.

Droga është kapur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj.

Deri më tani raportohet për 1 ton kanabis, ndërkohë që peshimi i sasisë së kapur vijon ende. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Z. Hidri dhe A. Sako.

Ky operacion nënkupton se ndryshe nga ç’thuhet në raportin e policisë, me sa duket trafikantët vijojnë aktivitetin e tyre me kultivim, prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Të fundit