Flash News

KRYESORE

Ironia në rrjet, kërkohet ‘Ministër i Punëve të Pista’. Kriteret që duhet të përmbush

E ashtu quajtura ‘çështja Xhafaj’ prej gati dy javësh është tashmë në qendër të vëmendjes. Partia Demokratike ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe për këtë ka thirrur edhe një protestë që do të mbahet të shtunën.

Por rasti Xhafaj është bërë shkak për nxitur ironinë në rrjetet sociale. “Thirrje e hapur për kandidimin si ministër i Punëve të Pista’ thuhet në një faqe të titulluar ‘kryeministri i rilindur’ dhe që në formë i ngjan faqes zyrtare së kryeministrisë.

Tek aplikimi për ‘ministër të Punëve të Pista’ janë vendosur edhe kriteret që duhet të përmbush kandidati. “Të jetë shtetas shqiptar; Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare; Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;”, janë shënuar si kritere të përgjithshme.

Të interesuarit ftohen të dërgojë formularin e aplikimit tek shqipëriaqë[email protected] brenda datës 26 maj, ora 11.

 

 

 

Të fundit