Flash News

KRYESORE

Ironia për Bashën, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Nuk mbulon dot me lopaten e pemeve korrupsionin e kullave në Tiranë

Ironia për Bashën, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Nuk mbulon dot

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas ironisë të këtij të fundit se, “një parti që ka gjysmë milionë euro nga rusët, të paguajë për një fotografi, mund ta mbjellë edhe një pemë, mund ta kapë edhe lopatën me dorë”.

Zhupa e akuzon Veliajn se po përpiqet ta shesë betonin për gjelbërim dhe i kujton apartamentet luksoze që ka në zotërim ndërkohë që qytetarët po i zhvat me taksa. Sipas Zhupës, aferat e kryebashkiakut i kanë marrë jetën Ardit Gjoklajt në Sharrë dhe drejtësia për të riun nuk është vënë ende në vend.

Në fund, zëdhënësja e demokratëve e paralajmëron Veliajn se nuk do të mund të mbulojë dot me lopaten e pemëve korrupsionin e inceneratorëve dhe kullave në Tiranë që do i marrin frymën dhe jetën banorëve të këtij qyteti.

Reagimi:

VELIAJ ME KULLE DHE SHITJA E BETONIT PER BAR

Sot paska qene rradha e Veliajt te gelltise nga corba "ruse" e Rames. Dhe jo vetem kaq por njeriu qe shkaterroi cdo hapesire te gjelber ne Tirane per tu hapur rrugen kullave shumekateshe ka nisur fushaten e shitjes se betonit per gjelberim.

Lavatricja e parave te krimit dhe droges flet per qeverisje te Tiranes. Ai qe me leket e pensionit te mamit ka 2 apartamente luksose dhe beri dasem sheikesh na shet moral. Me leket e korrupsionit ne bashki, me zhvatjen qe u ben me dhe pa taksa qytetareve, Veliaj mund te shtronte cdo rruge ne kryeqytet dhe te pajiste me shtepi te gjithe te pastrehet dhe t’u paguante per 4 vite ndihmen ekonomike te varferve te Tiranes.

Aferat e tij i moren jeten Arditit dhe drejtesia ende nuk eshte vene ne vend. Nuk mbulon dot me lopaten e pemeve korrupsionin e inceneratoreve dhe kullave ne Tirane qe do i marrin frymen dhe jeten banoreve te ketij qyteti.

Të fundit