Flash News

KRYESORE

Ironia për Trump konsiderohet 'spoiler' i "GOT", fansi për James Cordon: Shpresoj që djali yt të preket nga kanceri

Ironia për Trump konsiderohet 'spoiler' i "GOT", fansi
Mbase jo të gjithë e njohin por Jmaes Cordon është komediani i cili prezanton "The Late Late Shoë" që transmetohet çdo të hëne në televizionin amerikan CBS. Gjatë hapjes së monologut të hënën mbrëma në "The Late Late Shoë", James Corden ishte duke biseduar rreth tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Kinës dhe shakaja e tij përfundoi me Donald Trump, një foto e montuar ku shihej presidenti i SHBA-ve duke ngarë një dragua (dragonjtë e "Game of Thrones" janë kaq të famshëm) dhe duke pëshpëritur gjithë ekonominë. Kjo foto i referohej djegies që i bëri Daenerys "King`s Landing në Game of Thrones". "Dragonjtë nuk janë kërcënimi më i madh" i "Game of Thrones" - kjo është trolls* Pavarësisht faktit se fotoja u shfaq vetëm për një sekondë dhe pa kontekst, ishte e mjaftueshme për të nxitur një fans për të nxjerrë gjithë të keqën e tij drejt James Cordon. "Nuk mund të shihni televizor pa bërë "spoiling" (prishur, dëmtuar). Fatmirësisht e kam parë (i referohet episodit të 5 të Game of Thrones) para se të shoh këtë, por seriozisht shpresoj që fëmija i tij të preket nga kanceri,"- ka shkruar një ndjekës për shakanë e komedianit. Kjo e ka prekur jashtë mase Cordon, i cili ka bërë dy postime në Twitter:
Kjo është, pa dyshim, gjëja më e tronditëse që mendoj se mund të thuash ndonjëherë për mua ose për familjen time. Ju lutemi merrni një minutë dhe mendoni për atë që keni shkruar dhe nëse dëshironi të jeni një person i cili publikisht thotë gjëra të tilla. Unë besoj se jeni më i mirë se kaq.
Ndjekësi pas kësaj shtoi: "Ishte një shaka." Më pas Cordon shkruan sërish:
Mirë, e pashë shpresën për për djalin tim. Shpresa ime për tuajt është që mos ta lexojë kurrë që babai ose mamaja e tyre dëshironin kancerin e një fëmijë si një "shaka".
Më pas Twitter është kujdesur të mbyllë llogarinë e përdoruesit. Komediani është baba i tre fëmijëve, i një djali 8-vjeç dhe dy vajzave katër dhe 1-vjeç. *Person që provokon të tjerët për dëfrim personal. Troll përdoret dhe për fjalën  përbindësh.  

Të fundit