Flash News

KRYESORE

Ironia therëse e deputetit për Arta Markun: "Injoranca e krenaria, shkojnë bashkë si shtati e hija"

Ironia therëse e deputetit për Arta Markun: "Injoranca e

Nënkryetari dhe deputeti i LSI, Luan Rama ironizon kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, ndërsa sjell në vëmendjen shprehjen e At Gjergj Fishtës “Injoranca e krenaria, shkojnë bashkë si shtati e hija”.

Rama e ironizon jo vetëm për daljen e saj të fundit në Kuvend me fustanin rozë, aq shumë i komentuar në media, por edhe për faktin se sipas tij ajo është shëmbëlltyra e mënyrës se si u votua në Kuvend në dhjetor të 2017-ës.

Statusi i plotë:

Mëshirojeni Artën!

Unë jam krenar për Prokuroren e Përgjithshme të vendit tim!

Sepse ajo është e zonja; profesionalisht e pakrahasueshme me të gjithë prokurorët e tjerë të marrë sëbashku, shumica e të cilëve ca barkaluqë të dhjamosur që gogësijnë e djersijnë mbi dosjet e krimit, korrupsionit e paaftësisë së tyre.

Por është edhe elokuente e gjithë sharm sa të mahnit, aq sa do të ishte mirë që oratoria e saj të merret si model i perfeksionit në komunikimin publik!

Eshtë edhe elegante sa për t’ia patur zili, është edhe mishërim i intelektualizmit dhe sqimës që buron prej faktit se librin e ka po aq të domosdoshëm sa edhe ajrin, e nuk e ndan nga dora as në makinë kur udhëton prej zyrës në shtëpi e anasjelltas! Eshtë fiks siç duhet të jetë një zonjë e emëruar në një post të lartë të hierarkisë shtetërore!

Ndaj, të gjithë ju që shkruani kundër saj, lëreni Artën të qetë, lëreni t’a përdorin për atë që ajo ka pranuar të përdoret!

Mëshirojeni Artën, sepse ajo është shembëlltyra më kuptimplotë e qasjes së tufës që e ka votuar ndaj shtetit dhe zbatimit të ligjit!

“Injoranca e krenaria, shkojnë bashkë si shtati e hija”, ka thënë At Gjergj Fishta!

Të fundit