Flash News

KRYESORE

Ironizoi Bashën, PD i përgjigjet Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës

Ironizoi Bashën, PD i përgjigjet Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk

Partia Demokratike i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut Gjerman, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës.

“Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni. Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!”, i përgjigjet Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“Zgjedhjet të parakohshme dhe reflektim”, PS i përgjigjet Bashës: Ju refuzoni dialogun, s’kemi kohë për të humbur me ju

Të fundit