Flash News

KRYESORE

Ironizoi dëshminë e Albert Veliut, deputeti i PD-Ramës: Të pëlqen të të quajnë çun i mamit që u bë bir k*rve

Pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut me zë dhe figurë dje nga Partia Demokratike, duke vërtetuar se “dëshmitari X” është i vërtetë gjatë bisedës komprometuese me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, erdhi edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ai nuk preferoi të japë shpjegime, por ironizoi duke thënë se “Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i është përgjigjur kryeministrit me të njëjtën monedhë përmes një statusi në facebook, ku tregon se përse nuk vlen ironia e Ramës.

Statusi i plotë:

-Rame sa kohë qe je KryeM.. harrove që “bota është portokall” e rrotullohet dhe vjen një ditë...

-Ndërsa Trekëndëshin ti “nuk ke faj” që e ngatërron, sepse ende e di që është mënyrë ekzekutimi dhe jo figurë gjeometrike.

-Sa kohë që je ti K/M, Shqipëria do jetë si në Polin e Veriut, sepse këtu tek ne ngrin nga varfëria, vdes nga ftohtësia e shtetit, të përpin acari idiot i pushtetit dhe qeverinë e zbardh anë e kënd “bora” e kokainës.

-Sa kohë që je ti ende K/M, Bashkimin Europian ashtu do vazhdosh ta shohësh: si treg fshatar tek Ali Demi.

-Sepse ti, tek e fundit, bar” po i shet e “miell” po i blen Europës. Krim po i eksporton e “të kuqe” po i importon. Bën dhe ca matrapazllëqe të tjera me para në dorë e nën dorë, me tē shitura e të blera e sipas zakonit tënd të vjetër, të pëlqen të quajnë “qehajai” i tregut të Ali Demit, alias çuni i mamit që u bë bir k*rve.

-Ndërsa si li-derr botëror, fli i qetë se je i pankonkurueshëm.

p.s ai robi aty (Babalja), është shumëfish më njeri se ty.

 

Të fundit