Flash News

KRYESORE

Ironizoi kërcënimin me jetë të Ervin Salianjit, deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Qeshin e zgërdhihen me kolegun e tyre

Ironizoi kërcënimin me jetë të Ervin Salianjit, deputeti i

Deputeti i PD, Bardh Spahia i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili komentoi sot në Parlament kërcënimin e deputetit të PD, Ervin Salianji me jetë.

“Uroj mos t’i ndodhë gjë se nuk e imagjinoj dot që në protestë të thirret ‘Ervin, Ervin ti je gjallë”.

Spahia e kritikon për qëndrimin e tij prej kryeministri, si dhe reagimin e deputetëve të tjerë të mazhorancës, të cilët reaguan duke qeshur në sallën e parlamentit.

Reagimi:

Qeshin e zgërdhihen pa turp te turpshmit kolege deputete te mazhorances, servila te zhveshur nga integriteti e dinjiteti njerezor per hir te peruljes dhe injorances. Qeshin e tallen me Azemin dhe me kercenimin e nje kolegu te tyre. Qeshin e tallen si servila te peshtire a thua se hallet e votuesve te tyre i kane zgjidhur te gjithe, gjithsecili ne zonat e veta elektorale. Qeshin e tallen edhe kur kryeinjoranti e servili i perulur i krimit ne vendin tone, humoristi vulgar Edvin Kristaq Rama, tall edhe dy perfaqesues te medias. Qeshin e tallen me cdo gje e me gjithkend me hallet e vuajtjet e kujtdo, sikur keta te mjere kolege te mi te ishin te ndershem, te paster, njerezor, te mençur, duke harruar ata por jo shumica derrmuese e njerezve te ketij vendi qe vuan poshtersine, babezine e servilizmin e tyre te neveritshem.

Të fundit