Flash News

KRYESORE

Ironizoi Ramën dhe Manastirliun, mjekut të njohur i vjen paralajmërimi nga Enkelejd Joti

Ironizoi Ramën dhe Manastirliun, mjekut të njohur i vjen

Mjeku Petrit Vargu ironioi dy ditë më parë kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të denoncuar shkeljet në administratë. Vargu tha se ka fituar tre gjyqe ndaj ish-drejtoreshës së QSUT, Ogerta Manastirliu, por ndërkohë kjo e fundit është sot deputete.

Menjëherë pas reagimit të Vargut, drejtori i QSUT, Enkelejd Joti ka firmosur masë disiplinore. Joti i ka bërë vërejtje me shkrim mjekut, për shkelje të rregullores. Megjithatë, Vargu paralajmëron se këtë çështje do e dërgojë tashmë në gjykatë, ku do kërkojë para për prishjen e imazhit.

Reagimi i Petrit Vargut:

Sot mora vërejtje me shkrim për shkelje të rregullores së funksionimit te Q.S.U Nënë Tereza.

Siç më tha personeli protokollues dhe shpërndarës, letra ka shkuar sot në mëngjes, më datë 10/07/2017, por është protokolluar sikur të jetë më datë 07/07/2017. Nëse ndokush do të tentojë të vërtetoje të kundërtën duke i bërë presion personelit, ky subjekt do të bëhet objekt studimi kriminalistik, pasi informacionet nga të gjitha anët më kanë thëne që letra ka shkuar sot që të protokollohet sikur ka shkuar ditën e premte. Edhe korrierit, i cili rri në protokoll, i është dhëne po sot.

Besoj se e kuptoni pse ngul këmbë tek ky fakt. Së shpejti do të përgatis procesin gjyqësor, por këtë radhë, për herë të parë, do t’i kërkoj para për prishjen e imazhit pasi nuk i duroj dot më.

Në momentin kur do të fitoj gjyqin, gjë që është e sigurte pasi akuza është qesharake dhe e pabazuar në ligj, do t’ju njoftoj. Ndërsa paratë do t’i shkojnë azilit të pleqve që ndodhet në minibashkinë nr.1 Tiranë.

Të fundit