Flash News

KRYESORE

Ironizon deputeti demokrat: Drejtësi me short- fut dorën dhe kap Ramën

Deputeti demorkat Oerd Bylykbashi, njëherazi dhe nënkryetar i komisionit 'ad-hoc' ka ironizuar mënyrën e përgjedhjes së anëtarëve të KLP dhe KLGJ.

Sipas Bylykbashit, në drejtësi kudo gjen dorën e Edi Ramës.

“Drejtesi me short- fut doren dhe kap Ramen‎. Reforma ne Drejtesi katandisi si vezet e Pashkeve prej cokollate: hap goglat e shortit te KLGj dhe KLP dhe brenda gjen gjithmone Edi Ramen. Edhe kalamajte e dine lodren ende pa e hapur vezen, sepse e kane te stampuar ne konfeksion. #KinderSorpresa‎Justice”, shkruan Bylykbashi.

Të fundit