Flash News

KRYESORE

Ironizon gazetari: Kryeministri di më shumë se çfarë ndodh me Ronaldon se me studentët!

Ironizon gazetari: Kryeministri di më shumë se çfarë ndodh

“Kryeministri di më shumë se çfarë ndodh me Cristiano Ronaldon se me studentët”, kështu shkruan gazetari Denis Dyrnjaja në Facebook duke ironizuar kryeministrin me reagimet e tij, sa herë që informohet për sistemin në arsim.

“Se dija që ishte kjo gjendje në arsim, se dija që kishte një firmë fantazmë me dokumenta false që rrëmben 18 milion euro te unaza e re-thotë kryeministri. Atëherë meqë s'di asgjë merru me një punë tjetër se kryeministri nuk është hobi është detyrë, është përgjegjësi është përgjegjshmëri”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Reagimi i plotë i Denis Dyrnjasë:

Kush e ka fajin që Kryeministri nuk paska patur dijeni për gjendjen në arsim sa nuk ka ditur që paguajnë edhe të verbërit?! Dikush duhet të përgjigjet por Kryeministri nuk thotë se kush ja ka fajin që se ka informuar. Ndërkohë vetë kryeministri duke dashur të tregojë se është i pafajshëm për shkak se nuk ka njohur gjendjen, vetfajësohet sepse harron që është në krye të qeverisë për të ditur jo për te mos ditur. Se dija që ishte kjo gjendje në arsim, se dija që kishte një firmë fantazmë me dokumenta false që rrëmben 18 milion euro te unaza e re-thotë kryeministri. Atëherë meqë s'di asgjë merru me një punë tjetër se kryeministri nuk është hobi është detyrë, është përgjegjësi është përgjegjshmëri. Nuk mund të kalohen dy mandate duke thënë më vjen keq...ose duke u habitur sesi paska qenë gjendja. Kjo tregon se shkëputur ose të kanë shkëputur nga realiteti.

Të fundit