Flash News

KRYESORE

Ironizon ish-ministri: Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!

Ironizon ish-ministri: Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani komenton qëndrimin e komisionerit  Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se me emërimin e Hahn në këtë pozicion, hyri në lojë edhe debati për kufijtë.

Statusi i plotë:

Dje:

Erdhi Fyle, Komisioner i BE dhe ne morëm ÇEZ. Iku Fyle, iku edhe ÇEZ.

Shqipërisë i humbën disa milionë Euro. Goxha milionë...

Por, hajt më për atë status, paguam diçka...

Sot:

Erdhi Hahn erdhi dhe loja kufinjve. Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!

Ndërkohë në Shqipëri “drithen” femrat kur vjen Hahn për vizitë...

Për ato të shkreta negociata, vazhdojmë të paguajmë, por në natyrë...

Konkluzion:

Një drejtor Banke në Itali më tha: “Komisioner në BE do doja të isha. As punë e as përgjegjësi. Përdorin autoritetin për të ndikuar ku munden për çështje private. Rroga super të larta...”

Ka të drejtë! Komisioni i BE është vetëm sporteli ku dorëzohen letrat.

Mbetëm duke berë qoka për “sportelistët”...

Të fundit