Flash News

KRYESORE

Ironizon Manjani: Përzgjedhja e anëtarëve të KLP e KLGJ ngjan si kontrolli fshatar në kohën e Enverit, por me një ndryshim

Ironizon Manjani: Përzgjedhja e anëtarëve të KLP e KLGJ

Ylli Manjani ka raguar për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KLP e KLGJ. Duke ironizuar Manjani shprehet se kjo përzgjedhje ngjan si kontrolli punëtor e fshatar në kohën e Enverit .

“Si atëhere edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj...Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqeria Civile...

Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte. Drejtësia popullore në veprim!”, shkruan Manjani.

Kujtojmë që komisionit 'ad hoc', përbëhet nga  3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Konkretisht, anëtarët e PS për komisionin janë Ulsi Manja, ky i fundit është caktuar kryetar dhe anëtar i nënkomisionit ad hoc, Vasilika Hysi si anëtare dhe Klotilda Bushka gjithashtu si anëtare. Ndërsa Oerd Bylykbashi është caktuar nga PD si nënkryetar dhe anëtar i nënkomisionit ad hoc të përzgjedhjes së dhjetë anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Kurse nga LSI është caktuar Nasip Naço si anëtar.

Të fundit