Flash News

KRYESORE

Ironizon Tayna: Jo vetëm karrierën, por mund të të marr dhe burrin

Tayna është një nga reperet më të reja në tregun muzikor shqiptar, e cila u bë e njohur me hitin e saj "Columbiana" në bashkëpunim me Don Phenomen.

Në tekstet e saj, Tayna shpesh e ka quajtur veten "mami" për të treguar se ajo është reperja numër një e tregut muzikor, kundrejt reperes tjetër, Rinës, e cila gjithashtu po korr shumë sukses me hitet e saj.

Miëpo, së fundmi ajo ka deklaruar me anë të rrjeteve sociale që nuk dëshiron më ta thërrasin "mami" por "njerka". Tayna ka ironizuar duke thënë se njerka mund të të marrë jo vetëm karrierën por edhe burrin.

"Mami e bëmë bajat. Nga ky moment dua të më thërrisni njerka sepse njerka mund të të marrë karrierën dhe burrin", shkruan ajo bashkangjitur fotos në "Insatgram".

Kujtojmë që Tayna ka pak ditë që ka lançuar projektin e saj më të fundit “Doruntina”, një këngë e cila flet për dashurinë dhe që deri po ecën goxha mirë.

Të fundit