Flash News

KRYESORE

Ironizon zyrtari i PD: Tifozët e Gjermanisë t’i kërkojnë ndihmë Ramës, ai mund ta bëjë humbjen të duket si fitore

Ironizon zyrtari i PD: Tifozët e Gjermanisë t’i

Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli, pas humbjes së Gjermanisë mbrëmjen e djeshme i ka dërguar një mesazh ironizues kryeministrit Edi Rama.

Në një status në Facebook, Kadilli shkruan se tifozët gjermanë mund t’i kërkojnë ndihmë kryeministrit Rama për një status ngushëllues, ku humbja të duket si fitore. Kadilli merr shkas nga mos hapja e negociatave këtë vit me BE, por që Rama dhe Bushati e “shitën” si fitore.

“ Tifozët e Gjermanisë mund të kërkojnë ndihmën e Ramës për një status ngushëllues. Ai e qan këtë punë. Ai mund të gjejë një formulim që t'u duket si fitore largimi nga Botërori. Si psh: "Pas 270 min lundrim në tallazët e kundërshtarëve, skeptikeve, etj, më në fund ia dolëm. Kemi një datë kur do të afrohemi me Kupën e Botës, do të jetë kampionati tjeter", shkruan Kadilli.

Të fundit