Flash News

KRYESORE

Isaac poston foton me Duan, i komentojnë njëri-tjetrit në shqip

Edhe pse Dua Lipa tashmë është larguar nga Prishtina, adrenalina e “Sunny Hill Festival” vazhdon të ndihet ende.

Dua mblodhi të gjithë dashamirësit e saj në zemër të Prishtinës duke thyer një rekord audience në shesh.

Por ajo që i ka bërë për vetë shqiptarët më tepër se sa performanca e Duas është momenti kur kjo e fundit, teksa po qëndronte në shesh duke ndjekur performancat e kolegëve, mori një flamur kuqezi dhe e mbajti mbi supe duke bërë gjithashtu dhe gjestin e shqiponjës me duar.

Pikërisht këtë moment e ka ndarë me të gjithë në Instagram edhe Isaac, i dashuri i Duas që e shoqëroi në këtë eksperiencë.

Ndërkohë këngëtarja shqiptare i ka komentuar në shqip “zemër”, duke na lënë të kuptojë se edhe Isaac ka mësuar disa fjalë shqip.

Të fundit