Flash News

KRYESORE

Isabel Santos propozohet për detyrën e Raportueses për Shqipërinë në PE

Anëtarja e Parlamentit Evropian Isabel Santos nga Portugalia është propozuar për pozicionin Raportueses për Shqipërinë. Ajo është anëtare e aleancës progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Santos u zgjodh në zgjedhjet e këtij viti në PE, ndërsa më parë ka shërbyer si deputete në parlamentin portugez. Ajo ishte një anëtare mjaft aktive e delegacionit portugez në asamblenë parlamentare të organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Ndërsa në Kosovë, Viola von Carmon-Taubadel do të kryejë detyrën e Raportueses në PE. Taubadel ka qenë shefe e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore që shqyrtohen nga Komiteti për Çështjet e Jashtme të PE-së, e më pas diskutohen në seancat plenare.

Të fundit