Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-aleati i Ramës komenton dorëheqjen e Tahirit: Do të sjellë tronditje në politikën shqiptare
Lënia e mandatit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngjallur reagime të shumta në të gjitha kahët e politikës, ku një ndër to është edhe ish-aleati Ramës, Spartak Ngjela.
Përmes një statusi në “Facebook”, Ngjela ka argumentuar se me dorëheqjen e Tahirit i hapet rruga shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror, duke theksuar se do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare.
Në fund, Ngjela shkruan: “Asnjë forcë nuk mund ta ndalojë dot më ecjen përpara të vendosjes së moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri. Korrupsion i kryeministror shqiptar duhet të shpallë falimentim e të dorëzohet. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për të. Bredhja e këtyre nga Moska në Beograd, në Stamboll e në Shkup te Gruevski, ka qënë një kotësi e intelektit të tyre fëminor. Tani koha po i braktis”.
Komenti i plotë:
Jezu Krishti iu tha priftërinjve të tempullit të Jeruzalemit se "ju e keni kthyer shtëpinë e zotit në një çedhe hajdutësh". Ja, edhe këtu në Shqipëri, ka mbi njëzet vjet që këta të korruptuar kryeministra e kanë kthyer shtetin shqiptar në një çerdhe hajdutësh?
Po a do të ndëshkohen të gjithë të korruptuarit?
Pa asnjë lloj diskutimi që do të ndëshkohen të gjithë.
Dorëheqja e sotme e Saimir Tahiri duke dorëzuar mandatin e deputetit, dhe pranimi i përballjes së tij pa asnjë pengesë imunitare me akuzën, ka tepër gjasë që ta shpejtojë gjendjen anti-korrupsion për të shkuar realisht drejt shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror.
Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare. Madje duhen pritur dhe qëndrime nga Uashingtoni dhe nga Berlini; kurse po sot menjëherë pas dorëheqjes së Tahiri, deputeti i Parlamentit Gjerman, Hahn, anulloi vizitën në Tiranë.
Po Rama, po Berisha, po Meta?
Shqipëria sot është një shtet i korruptuar dhe i pamoralshëm. Po kur ka filluar kjo histori, dhe a kanë pasur ndonjëherë shqiptarët një shtet të drejtë? Jo, asnjëherë nuk kanë pasur shqiptarët një shtet të drejtë, sepse shqiptarët janë sunduar nga qeveritë e tyre në një mënyrë banditeske.
Historia politike e çdo shteti është historia e gjatë e pushtetit politik. Kjo fillon që nga koha e formimit të shtetit modern. Po të qëndrojmë pak e ta shohim me vëmendje historinë politike të Shqipërisë, do gjejmë një shëmtim të gjatë që ka shpërfillur edhe interesin kombëtar, por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Gjithçka është bërë për vete, por nën garancinë e të huajve që kanë dhënë mbështetjen e korrupsionit shqiptar, ose me ushtarë, ose me para.
Pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e interesit personal të Enver Hoxhës, Shqipëria dhe shqipëtarët humbën shansin e madh të Planit Marshall, pësuan gjëmën e ekzekutimit të të gjithë intelektualizmit të lartë shqiptar, deri në vitin 1947, dhe, po për interesin makabër të sundimit Hoxha, me dhunë u izoluan me qëllimin banditesk të Enver Hoxhës për të krijuar në Shqipëri një frymë popullore antiamerikane dhe anti-Perëndim. E gjithë kjo lëvizje e dhunshme ishte terrori më i madh shtetëror që është parë ndonjëherë në një shtet Europian.
Mbijetesa e shqiptarëve pas terrorit Hoxha ka qënë një mrekulli të cilën koha që vjen do ta provojë shkencërisht, sipas biogjisë molekulare, se ka ardhë si pasojë e dy faktorëve: fortësisë solide të genit arbëror, dhe gjuhës shqipe. Gjithsesi, pas rrëzimit të komunizmit hoxhist në vitin 1991, shqiptarët kaluan nga mbijetesa në një liri çliruese, por jo sërish në një shtet të drejtë. Tani shteti shqiptar kaloi nga terrori hoxhian, në korrupsion, kurse qeveritë që pasuan kaluan sistematikisht në një bllokim real të drejtësisë duke implementuar me paramendim një pushtet gjyqësor të korruptuar.
Pas njëzetepesë vjetësh, në vitin 2017, shqipëtarët, me ndihmën direkte të politikës amerikane, filluan implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi. E dhunshme ishte mbrojtja e korrupsionit të lartë shtetëror nga individët e inkriminuar: ish ministra e kryeministra, prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë dhe banditë, të gjithë bashkë, por që u shkatërruan ligsht nga forca e politikës amerikane.
Shqiptarët do t i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpëtimin që i kanë bërë shqiptarëve në të gjitha luftrat e Shekullit të Njëzet, por sidomos për shpëtimin nga rreziku u madh i shpërbërjes së tyre si shtet, nga intriga, keqdashja edhe aktiviteti i ethshëm i klasës së sotme të korruptuar shqiptare që kishte si synim ruajtjen e pasurisë të grabitur me korrupsion, duke shpërbërë Shqipërinë, me dëbimin e shqiptarëve nga tokat shqiptare me anë të varfërisë të tejskajshme të imponuar poitikisht prej korrupsionit qeveritar shqiptar.
Reforma në Drejtësi ka qenë e vetmja zgjidhje. Por, qëkurse ka filluar unë kam qenë i bindur për suksesin e saj dhe për shpëtimin e shqiptarëve. Sot gjithçka është e përfunduar në strukturë, dhe SPAK- u e gjithë pushteti gjyqësor që pritet të likuidohet në 60 përqind, janë në rrugën e tyre të nisjes së betejës së madhe legale kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri.
Dorëheqja e Saimir Tahiri është shenja e parë e ngritjes së intensitetit të betejës antikorrupsion në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja rrugë për Tahirin. Pafajësia nuk dhurohet, ajo fitohet në betejë legale.
Por sigurisht që për faktin që Tahiri vendosi të hyjë në betejë, të tre të tjerët: Rama, Berisha dhe Meta do të jenë në hall, dhe do të belbëzojnë. Por për të tre ngrihet tani pyetja hamletiane: të dorëzohem apo të vijoj betejën për mbrojtjen e korrupsionit qeveritar? Po çdo të mbroni ju mor fakirë që po jeni të fundit që po e kuptoni se nuk keni shpëtim!
Koha e vuajtjes shqiptare tani ka mbërritur në fundin e saj. Asnjë forcë nuk mund ta ndalojë dot më ecjen përpara të vendosjes së moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri. Korrupsion i kryeministror shqiptar duhet të shpallë falimentim e të dorëzohet. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për të. Bredhja e këtyre nga Moska në Beograd, në Stamboll e në Shkup te Gruevski, ka qënë një kotësi e intelektit të tyre fëminor. Tani koha po i braktis. Por a do të dinë të mbrohen? Shenjat tregojnë se, jo. Gjithsesi, banditizmi i qeverisjes njëqind vjeçare, tani është duke u rrëzuar në rënie të lirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38