Flash News

KRYESORE

Ish-aleati i Ramës ngjitet në podiumin e LSI dhe kërkon në Kavajë votën për Maksim Konën

Paskal Milo, kreu i PDS, është shfaqur për herë të parë në fushatë më LSI-në, parti me të cilën nënshkroi marrëveshje në fillim të fushatës.

Milo ka kërkuar në Kavajë që qytetarët të votojnë për kandidatin e LSI, Maksim Konën, më 25 qershor.

Milo kërkoi gjithashtu mbështetje për partinë e tij, votat e së cilës do të mbrohen në qendrat e numërimit nga LSI, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Petrit Vasilin.

 Paskal Milo ishte aleat me PS-në në zgjedhjet e 2013-ës, por Edi Rama nuk i dha asnjë post ministri apo zv/ministri, çka shkaktoi pakënaqësi te kreu i PDS.

Të fundit