Flash News

KRYESORE

Ish-aleati: Rama, një enversit i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t'i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar

Spartak Ngjela ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në konferencën e Komitetit Izraelito-Amerikan në Uashington.

“Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t'i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.

Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan ebrejtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës? E gjen te ligësia e tij”, shkruan ndër të tjerash Ngjela në rrjetin social Facebook.

Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, shkruan Ngjela, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Të gjithë ata burra të mëdhenj shqiptarë që na ngritën në histori kur nuk pranuan të dorëzonin ebrejtë te nazistët, i vrau Enver Hoxha dhe hordhitë e tij në vitet 1945-1946.

Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t'i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.

Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan ebrejtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës?

E gjen te ligësia e tij.

Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.

Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..

Psikikisht- i sëmurë

Moralisht- i korruptuar.

Ç'punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!

Zotërinj!

Ebrejtë i mbrojtën burra të mëdhenj që kishin shkrirë pasurinë e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo hajdutë si këta tanët që në 12 vjet i kanë vjedhë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve mbi 12 miliardë Dollarë; por që do t'i dorëzojnë tani deri në qindarkën e fundit.

 

 

Të fundit