All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish-aleati: Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik, tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik të një kryeministri

Ish-aleati: Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik, tejkaloi pozicionin dhe
All - Paragraf - 1

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Pejë.

All - Paragraf - 3

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, Milo tha se Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik.

“Nuk është hera e parë që Rama i bën vetes reklamë agresive kur shkon në Kosovë. Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik. Është një kryeministër atipik, me karakteristikat e veta, që nuk pyet shumë për rregulla dhe paraqitje protokollare. Këtë gjë bënte edhe si kreu i Bashkisë së Tiranës”, tha Milo.

Termin gomar, të cilin Rama e përdori për të etiketuar ata që sulmojnë Hashim Thaçi, Paskal Milo e cilësoi si të papranueshëm, teksa shtoi se Rama, në këtë rast, tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik të një kryeministri.

“Një njeri i politikës nuk duhet të përdorë terma të tilla në adresë të kritikëve. Mendoj që e tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik të një kryeministri”, theksoi Milo.

 

Të fundit