Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori i Bosnjes në Tiranë: Shqipëria mbylli ambasadën sepse Sarajeva nuk iu përmbajt marrëveshjes

Ish-ambasadori i Bosnjes në Tiranë: Shqipëria mbylli

Bosnje-Hercegovina (BH) dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë çështje të pazgjidhura. Por, janë vetëm konsullatat e nderit në Sarajevë dhe Tiranë, dhe jo ambasadat, që po e vështirësojnë punën për të dyja vendet për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre, deklaroi gjatë një interviste për agjencinë federale boshnjake të lajmeve FENA, konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Shqipërisë në BH, Muharrem Zejnullahu.

Gjatë viteve 1990, ai ishte ambasadori i BH-së në Shqipëri dhe në vitin 1998 kjo ambasadë u mbyll.

Shqipëria ishte mes vendeve të para që e njohën BH-në si një shtet të pavarur dhe sovran dhe e hapi ambasadën e saj në BH në vitin 2010 dhe e mbylli në 2014 pasi Bosnje-Hercegovina nuk e hapi të sajën në Tiranë, megjithëse ishte arritur një marrëveshje.

Zejnullahu theksoi se ambasadat zakonisht janë mbyllur si rezultat i marrëdhënieve të komplikuara politike midis dy vendeve dhe i gjendjes financiare, që lidhet me paaftësinë për të mbuluar ekzistencën e ambasadës.

Bregdeti shqiptar vizitohet nga një numër i madh vizitorësh, po ashtu edhe numri i  turistëve nga e gjithë Shqipëria që vijnë në BH gjatë sezonit veror dhe dimëror është i rëndësishëm.

Gjithashtu, Zejnullahu kujtoi se rrugët midis dy vendeve ishin në kushte shumë të këqija,  që e vështirësonin udhëtimin dhe se ende nuk ekzistonte një linjë e drejtpërdrejtë ajrore.

Si rrjedhojë,  mungesa e ambasadave ndihej shumë. Nëse atje do të kishte ambasada, atëherë presioni do të ishte më i madh për ta zgjidhur këtë çështje, duke theksuar se largësia midis Sarajevës dhe Tiranës ishte më pak se 400 kilometra dhe se udhëtimi zgjaste rreth 8-10 orë ose më shumë me autobus.

Ai kujtoi se në vitin 2000 mes BH-së, Malit të Zi dhe Shqipërisë ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një autostrade Sarajevë-Foca-Nikshiç-Podgoricë-Shkodër-Tiranë. Megjithatë, ky projekt nuk është përmendur në vazhdim.

Që nga koha që Zejnullahu erdhi në detyrën e kryetarit të komunitetit shqiptar në BH,  janë regjistruar rreth 12 000 shtetas  shqiptarë që jetojnë në Federatën e BH-së, ndërkohë që ka shumë pak familje që banojnë në Republikën e Srpska, të kthyer në vendbanimet e tyre të paraluftës.

Të fundit