Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori bullgar në Tiranë: Shqipëria e Madhe? Nuk ekziston në doktrinën kombëtare shqiptare

Ish-ambasadori bullgar në Tiranë: Shqipëria e Madhe? Nuk ekziston

Ish-ambasadori i Bullgarisë në Tiranë dhe në Prishtinë, Bobi Bobev ka hedhur poshtë pretendimet për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” në Ballkan.

Gjatë intervistës për agjencinë “Focus”, Bobev ka deklaruar se ligji i gjuhës shqipe në Maqedoni nuk është pjesë e ndonjë projekti për “Shqipërinë e Madhe” dhe se “do ishte gabim fatal nëse ata që shkaktojnë këto tensione do i drejtonin ato në përplasje etnike”.

Bobev ka theksuar se “Shqipëria e Madhe” nuk ekziston në doktrinën kombëtare të shqiptarëve.

“Këto formula përdoren për të ngjallur frikë, por nuk ekziston një ide e tillë, as në doktrinën kombëtare shqiptare”, ka deklaruar diplomati bullgar.

Të fundit