Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori: Cakaj nuk po angazhohet për politikën e Ministrisë së Jashtme

Ish-ambasadori: Cakaj nuk po angazhohet për politikën e

Sipas ish- ambasadorit Lisien Bashkurti, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, po merret me çështje teknike dhe nuk po angazhohet për politikën e Ministrisë së Jashtme.

Lista e Cakajt me 28 emrat e diplomatëve të pushuar, për ish-ambasadorin Lisien Bashkurti nuk është një reformë, por një masë administrative jo transparente, e cila traumatizon shërbimin diplomatik.

“ Më shumë duhet t’i kushtojë vëmendje përmbajtjes së politikës së jashtme dhe veprimit diplomatik sesa çështjeve teknike-administrative me të cilat po konsumon shumë kohë dhe po krijon më shumë traumë në shërbimin diplomatik. Nuk ka aq transparencë dhe komunikim nga Ministria e Punëve të Jashtme për të treguar se përse, sa dhe si janë marrë këto masa”, shprehet Bashkurti.

Bashkurti pranon që diplomacia shqiptare ka nevojë për përmirësime, por sipas tij ligji i përcakton qartë kriteret për punësimin dhe largimin nga puna.

“ Është shumë e vështirë të bëhesh diplomat, nuk mjafton vetëm arsimimi dhe shkolla, nuk mjafton vetëm të jesh student ekselence i çfarëdo niveli, qoftë dhe me Doktoraturë. Është e domosdoshme të merren parasysh një sërë elementësh, karakteristika që i kërkon ky profesion”, tha Bashkurti për ‘Ora News’.

Pas shpalljes së 350 pasaportave diplomatike të pavlefshme, diplomati shqiptar kërkon kujdes për anulimin e tyre, pasi personat e prekur mund të jenë jashtë vendit apo në shërbime të ndryshme.

Të fundit