All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish-ambasadori Çejku: Gruevski kaloi pikën kufitare shqiptare në këmbë

All - Paragraf - 1

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku mendon se ish-kryeministri Gruevski nuk ka përdor asnjë nga pikat e rregullta kufitare shqiptare, por mund të jetë arratisur në këmbë në Bllacë, në veri-lindje të vendit, e cila nuk ka sistem TIMS.

All - Paragraf - 3

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në ABC News përballë gazetares Mirela Milori, ai shtoi se largimi i tij ka qenë i mirë-përgatitur.

“Maqedonia në pikat kufitare është strikte dhe korrekte, largimi i tij do të linte gjumë. Njoftimi i policisë shqiptare nuk tregon se ne cilën pikë hyri. Kjo tregon se ai nuk ka përdorur asnjë nga pikat e rregullta kufitare. Ai mund të ketë kaluar në një pikë ku nuk funksionon sistemi tims afër Maqellarës, nuk është e mirëfilltë një pikë e kufirit dhe nuk përdoret gjerësisht. Mund të ketë kaluar dhe në këmbë dhe në anën tjetër të kufirit makina e ambasadës hungareze mund ta ketë marrë.”

“Ndaj tij nuk kishte një fletë arresti zyrtat, mendoj se ka përdorur pasaportën diplomatike. Dosja që do të dërgohet në Hungari mund të jetë për ta kthyer, por varet se si lexohet nga pala hungareze. Besoj se Gruevski e ka ditur këtë punë dhe e ka parapërgatitur.”

“Besoj se ai e ka menduar si variant B kalimin në Hungari dhe kjo do e bëjë që të përdori zërin e tij në aspekt opozitar atje. Faktori shqiptar ka bashkëpunuar me qeverinë Gruevski, por ka bërë distancinimin e vet 2 vitet e fundit. Gruevski nuk ishte një figurë pozitive për shqiptarët në Maqedoni”, perfundoi ai.

Të fundit