Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori Çejku: Ministria e Jashtme u zëvendësua nga diplomacia ‘sportive’ e Edi Ramës

Ish-ambasadori Çejku: Ministria e Jashtme u zëvendësua nga

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku në një intervistë për gazetën “Shekulli” shprehet se diplomacia ekonomike dështoi në Shqipëri, por kjo jo për vetëm për faj të diplomatëve shqiptarë, por për faj të politikave të qeverisë. Drejtor i Albanian Center for Good Governance, shprehet MPJ-ja është shmangur nga roli i asaj i diplomacisë, pasi këtë e ka marrë përsipër kryeministri Edi Rama, duke e zëvendësuar me diplomacisë “sportive”, për mënyrën e deklaratave që ka mbajtur.

“Mund të them përmbledhurazi se edhe në raport me rajonin, Diplomacia Kryeministrore ka predominuar në raport me diplomacinë e MPJ-së. Kanë qenë të shumta iniciativat, qëndrimet, deklaratat, negociatat, të cilat mbajnë vulën e zotit Rama dhe, mes tyre ka shumë që mbeten për t’u diskutuar si probleme që nuk duhen përsëritur dhe që kanë pasur kosto për vendin. Unë kam vënë re se ai e ka shmangur thuajse hapur dosjen e tezave të MPJ-së, duke e zëvendësuar me stilin e tij të diplomacisë “sportive”. Kjo ka shkaktuar kaos dhe keqkuptime herë pas here”, shprehet Çejku.

Ish-ambasadori shqiptar thekson se qeveria në Tiranë duhet të bashkëpunojë ngushtë me ambasadat e huaja në vend, pasi nëse ato nuk mbështesin investimet nga kompanitë e atyre, atëherë ambasadorët shqiptarë në vendet pritëse nuk mund të bëjnë shumë.

“Nëse ambasadat e huaja këtu, nuk mbështesin investimet e huaja, atëherë çfarë mund të bëjë diplomati ynë në vendin pritës? Janë politikat qeverisëse e bëjnë të suksesshme një diplomaci ekonomike dhe jo elokuenca e një ambasadori”, thotë Çejku.

Të fundit