Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori: Mini-Shengeni izolon Kosovën me promotor Tiranën, nuk ka mbështetje popullore

Ish-ambasadori: Mini-Shengeni izolon Kosovën me promotor Tiranën, nuk

Ish ambasadori i Britanisë së Madhe, Mal Berisha e ka cilësuar marrëveshjen e mini-Shengenit Ballkanik një proces që izolon Kosovën me promotor Tiranën, ndërsa duhet të ndodhte e kundërta.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘abc news’, Berisha thotë se ky akt ç’izolon Serbinë, e cila mban ende barrën e rëndë të masakrave që ka bërë në Ballkan.

“Ky është një deviacion krejt i dukshëm i asaj që ne e quajmë demokraci. Përfshirja e Shqipërisë në organizata të fuqishme ndërkombëtare pas vitit 90 u bë bazuar në një lloj censusi, ka patur vullnet të madh të shqiptarëve për tu orientuar drejt Perëndimit, jemi anëtarë të NATO-s, por në të gjitha rastet ka patur një perceptim të përgjithshëm popullor, psh ne mburremi se 96% e shqiptarëve janë pro amerikanë, mbi 90% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, por sa duan të jenë pjesë e këtij mini shengeni?

Ajo çfarë kemi parë këto ditë, tregon se nuk ka mbështetje popullore.

Lidershipi në Kosovë nuk ka folur me këtë gjuhë, ata kanë heshtur dhe kanë mohuar këtë lloj akti, por mendoj se e ka zanafillën pak më thellë se Shengeni është i menduar me kohë. Mini Shengeni është vetëm një korridor që bën një by pass një rrugë tërthorazi duke lënë jashtë esenciale për ne, Kosovën si ceshtjen tonë kombëtare.

Si mund të bëjmë ne një akt të tillë për ta ç’izoluar Serbinë? Është akoma me barrën e rëndë të masakrave që ka bërë në Ballkan dhe ky vend pranohet si vend demokratik. Nga ana tjetër, ky proces i ç’izolimit të Serbisë ka një rezultante, izolimin e Kosovës.

E zëmë se liderët e Kosovës e prezumojnë, por cfarë ndodh nëse presim disa muaj dhe u tregojmë benifitet? Nga ky afrim me Serbinë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim i Kosovës dhe një proces i rivërsibël i kthimit të njohjes që janë më të rëndësishme. Nëse nuk arrin një numër kritik njohjesh ngelet jashtë në Unesco, Interpol, e shumë organizata të tjera”, tha ish ambasadori.

Të fundit