Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori në Athinë: E rëndë dhe populiste prania e Bushatit dhe Kumbaros në Kakavijë

Ish-ambasadori në Athinë: E rëndë dhe populiste prania e

Në pikën kufitare kufitare të Kakavijës që na lidhin me vendin fqinjë ka pasur një problem tek pala greke që bllokoi për shumë orë shtetasit shqiptarë. Pika kufitare u hap pas 14 orësh, pas një telefonate që ministri Bushati i bëri homologut të tij Kotzias. Në Kakavijë ishin të pranishëm edhe ministri Bushati e ministrja Mirela Kumbaro.

Për të komentuar këtë situatë, i ftuar në studion e Report Tv, Bashkim Zeneli, diplomat i njohur e ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, tha se marrëdhëniet me shtetin fqinj janë në nivelin më të ulët ndërsa sipas tij, parnia e ministrave Ditmir Bushati dhe Mirela Kumbaros ishte gabim dhe populizëm.

"Nuk ishte e nevojshme prania e ministrit Bushati dhe ministres Kumbaro në Kakavijë. Do ta konsideroja të gabuar e lëvizje populiste. Nuk ka pse shkojnë dy ministra për të zgjidhur punën e kompjutrave. Për të bërë telefonatën me Kotzias mund ta bënte nga Tirana. Besoj që Kotzias apo ndonjë ministër tjetër grek nuk do të vinte në Kapshticë. Është një veprim tejet i rëndë për mendimin tim. Në qoftë se ministrat do të mendonin se ka prapavijë politike nuk zgjidhet në këtë mënyrë.", tha Zeneli.

Zeneli tha ndër të tjera se, sipas tij, kjo ngjarje nuk ka një prapavijë politike.

Të fundit