Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori në Kosovë e Maqedoni: S’mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar! Cila do ishte zgjidhja “elegante” e Ramës

Ish-ambasadori në Kosovë e Maqedoni: S’mund t’i

Ish-ambasadori në Kosovë dhe Maqedoni Arben Cejku ka reaguar në lidhje me çështjen “Cakaj”.

Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri (Ditmir Bushatit) që kryeministri e ka shkarkuar vetë. Ndërsa shton më tej se e vetmja  zgjidhja elegante mund të ishte që Edi Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë Cipras, të marrë edhe funksionet e Ministrit të Jashtëm.

Reagimi i Arben Cejkut në Facebook:

“Nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar! Zgjidhja e vetme elegante mund të ishte që zoti Rama, ashtu si KM i Greqisë Cipras, të marrë edhe funksionet e Ministrit të Jashtëm. Në këto kushte edhe dekreti nga Presidenti do ishte më i shpejtë dhe largimi i Bushatit i vetkuptueshëm. Kjo do shërbente si tejkalim “diplomatik” i përkohshëm i krizës që ka kapur diplomacinë. Natyrisht, kjo është edhe rrjedhojë e logjikës së gjithpushtetshmërisë që ka KM Rama dhe që e dëshmon edhe me mënyrën se si i shkarkon dhe emëron ministrat dhe zyrtarët e tjerë...”

Të fundit