Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori: Në Ministrinë e Jashtme rrjet spiunazhi, përgjon gratë e diplomatëve shqiptarë

Ish-ambasadori, Neritan Ceka, ka hedhur akuza ndaj institucionit të Ministrisë së Jashtme, që sipas tij është shndërruar në rrjet spiunazhi, që përgjon edhe bashkëshortet e ambasadorëve.

Në emisionin ‘Tempora’ në Ora Neës, ku po diskutohet tema “A po izolohet qeveria shqiptare”, Ceka shtoi se nuk ka një strategji për poltikën e jashtme.

"Duhet të ketë një strategji për zgjedhj e abasadorëve. Ambasada e Italisë, që është një nga me të rëndësishmet, nuk ka asnjë kontakt me Ministinë e Jashtme. Ambasada ka një radhë detyrash që lidhen edhe me qeverinë.  Nuk ka asnjë input.

Ministria kërkon sa më pak telashe, sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi, nga nënpunësit e ambasadës, interesohen sa litra benzinë merr ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret vetëm më ketë punë. Një rrjet spiunazhi dhe me vjen keq që lavderohen burrat dhe gratë e tyre qe flasin direkt me drejtoret e ministrisë", sqaroi Ceka.

Në fund, ai shtoi se delegimi i plotë i kompetencave nga Rama te Cekaj është një lëvizje e gabuar, pasi 28-vjeçari nuk e njeh diplomacinë.

Ministria e Jashtme publikon ‘CV’-në e Gent Cakaj; zv/ministri shkollë, shkollë dhe vetëm shkollë

Të fundit