Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori në Washington tregon se çfarë i thanë në Departamentin e Shtetit kur i refuzuan vizën Gramoz Ruçit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Washington, Fatos Tarifa, i ftuar në Real story në Vizon Plus, ka kujtuar kohën kur një funksionari të lartë të Partisë Socialiste iu mohua viza për të hyrë në Amerikë. Tarifa tha se kryeministri Nano e udhëzoi të kërkonte shpjegime në Departamentin e Shtetit dhe ai kontaktoi me zv/ Sekretaren e Shtetit të asaj kohe, e cila i tha se kishin të dhëna se funksionari në fjalë ishte i përfshirë në trafik.

Tarifa nuk i ka dhënë gjeneralitetet e politikanit edhe pas 'provokimit' të gazetarit Sokol Balla i cili përmendi emrin e Gramoz Ruçit. Por as nuk e ka kundërshtuar atë dhe vetëm sa ka sqaruar se ai vazhdon të jetë një funksionar i lartë në Partinë Socialiste.

Politiko.al ka raportuar më herët për vizitën e Gramoz Ruçit, pas shumë vitesh non grata, në Amerikë me atë që në gjuhën e Departamentit të Shtetit quhet visa waiver.

Emisioni Real Story po trajton shpalljen e një tjetër funksionari të lartë persona non grata në Amerikë, ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Të fundit