Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Dëbimi i dy diplomatëve, mesazh për aleatët tanë

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Dëbimi i dy diplomatëve,

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shpëtim Çuçka ka komentuar vendimin e sotëm për të dëbuar dy diplomatë rusë si një bashkërendim me aleatët. Në emisionin ‘Studio e Hapur’, Çuçka tha se ndryshe nga disa vende të tjera që kanë dëbuar vetëm një diplomat rus, vendimi i Tiranës për ta çuar këtë numër në dy është mesazh për aleatët tanë.

Gjithsesi, ish-ambasadori theksoi se formulimi i deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për shpalljen ‘non grata’ të diplomatëve, nuk e ekspozon Rusinë, pasi një diplomat mund të dëbohet edhe nëse merret me tregti, jo vetëm me spiunazh.

“Një formulim që nuk e ekspozon shtetin. Edhe po të merret me tregti diplomati, ka dalë jashtë statusit. Nuk kemi pse të merremi me arsyen. Koha e vendimit përkon me vendimin që kanë marrë 14 vende anëtare të BE-së për të dëbuar edhe ata diplomatë rusë. Është e rastësishme? Secili mund ta gjykojë. Unë mendoj se kjo është rakorduar. Ne kemi dëbuar dy diplomatë sepse ka shtete që kanë dëbuar një diplomat. Kjo tregon se kemi një mesazh për aleatët tanë”, tha Çuçka.

Shkak helmimi i spiunit, Ditmir Bushati: I dëbuam rusët në koordinim me NATO-n; kemi pasur më herët informacione

Të fundit