Flash News

KRYESORE

Ish-anëtari i Autoriteti të Hapjes së Dosjeve: Po funksionon për të bërë qoka, nuk të pyeste njeri, thoshin firmos këtu

Ish-anëtari i Autoriteti të Hapjes së Dosjeve: Po funksionon

Ish-anëtari i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Daut Gumeni, ka denoncuar sërish mënyrën e funksionimit të këtij Autoritetit. Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Gumeni u shpreh se Autoriteti po bën vetëm qoka teksa shtoi se merreshin vendime pa u diskutuar.

“Tani është e kotë që të bësh sikur punon dhe të paguhesh mirë. Tani ka propagandë dhe harrohet pse është krijuar autoriteti, vijnë rrotull për të bërë qoka për ngjarje historike. Ai autoritet nuk u krijua për të vajtur qokë më qokë kur ka vdekur apo lindur njëri, janë dy institucione të tjera që merren me këtë.

Atje nuk të pyeste njeri, thoshin firmos këtu, unë në dy muajt e fundit nuk shkova fare. Institucioni është Kolegjial, jo personal. Rekrutimi nuk bëhej me Kodin e Punës, por personal. Kur u thua deputetëve për këtë punë, ata qeshin, po si dreqin qesh për një ligj që e votove vetë”, deklaroi Gumeni.

Të fundit