Flash News

KRYESORE

Ish-anëtari i Kryesisë së PD: Me Bashën në krye, PD po kalon një periudhë tranzicioni shumë të rëndë

Ish-anëtari i Kryesisë së PD: Me Bashën në krye, PD po

Një nga zërat më kritikë të kreut të PD, Lulzim Basha, Edvin Kulluri ka hedhur sërish akuza ndaj lidershipit aktual.

Në një intervistë për “Tempora” në RTV Ora, ish-anëtari i Kryesisë së PD kritikon opozitën e cila sipas tij pas çdo dështimi të qeverisë, ajo dështon në mënyrë më spektakolare. Sipas tij, PD po kalon një periudhë tranzicioni për shkak të ndryshimit të liderit, nga Berisha te Basha.

“PD po kalon një tranzicion shumë të rëndë, traumatik për shkak të kalimit nga një lidership që i mbante balancat, sistemin e karrierës, meritokracisë, përfaqësimit përmes autoritetit karizmatik të Berishës, tek një lider shumë i dobët nga kjo pikëpamje. Besoj se roli i Berishës si lider historik duhet të kishte qenë shumë më i fortë dhe më reaktiv pas humbjes së vitit 2017. Unë tani besoj se nuk është koha e përshtatshme që Berisha të ndërhyjë për të zgjidhur këtë krizë të rëndë të PD-së. Në PD është nevoja urgjente për reformimin e saj. Një parti me rregulla, një parti me statut të qartë, ndryshe nga këto fjalë që janë propagandë e kryetarit të partisë dhe të atij ekipi që e rrethon nga humbja në humbje”, u shpreh Kulluri.

Të fundit