Flash News

KRYESORE

Ish-atasheu shqiptar në Turqi: Erdogan bëri veprim terrorist, nuk ka më punë me popullin shqiptar

Ish-atasheu shqiptar në Turqi: Erdogan bëri veprim terrorist, nuk ka

Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Turqi, Hajro Limaj ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, pas vendimit të tij për të arrestuar në bashkëpunim me disa struktura të autoriteteve kosovare, gjashtë shtetas turq që i akuzon si bashkëpunëtor të Lëvizjes Gylen.

Në emisionin ‘Arena’, Limaj e konsideroi veprim terrorist arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve turq, duke shtuar se Erdogan nuk ka më fytyrë të shkojë në Kosovë.

Ish-atasheu Limaj kërkoi që zhvillimet në Turqi të mos ndikojnë dhe të mos prishin unitetin kombëtar të shqiptarëve.

“Unë në atë vend kam jetuar 7 vjet dhe ruaj konsideratat më të mira për atë popull. Në ato vite që kam shërbyer unë, Turqia drejtohej nga elita kombëtare dhe që sot është në burg. Ne na intereson që të gjitha zhvillimet në Turqi të mos prishin unitetin kombëtar të Shqipërisë. Erdogan bëri masakër dhe veprim terrorist me rrëmbimin e gjashtë pedagogëve. Ata që nxisin këto fryma në Shqipëri janë antishqiptar. Erdogani e shkatërroi Turqinë laike. Erdogan nuk ka më fytyrë të shkojë në Kosovë sepse populli u ngrit në këmbë dhe rrethoi ambasadën. Erdogani është bërë njeriu më i urryer në popullin shqiptar. Erdogani nuk ka më punë me popullin shqiptar”, tha Limaj.

Të fundit